Italia ne zi vdes Mike Buongiorno mbreti i kuicit televiziv

Italia në zi, vdes Mike Buongiorno mbreti i kuicit televiziv
Lajmi u dha nga telegazeta "Sky", për të cilën i ndjeri Bongiorno duhet të bënte një telekuic, pasi braktisi grupin "Mediaset", ku kishte qenë gjithnjë një nga fytyrat kryesore. Ikona e televizioneve italiane ishte 85 vjeç. Ai u godit nga një infarkt në hotelin Metropole, ku ndodhej me pushime me gruan e tij, Daniela. Sapo u përhap lajmi, para shtëpisë së Bonxhornos u krijua një turmë me njerëz të prekur nga ky lajm. "Humba një mik të mirë.

Iku një protagonist i historisë të televizionit italian", - ka komentuar Silvio Berlusconi. Mike, italoamerikan, kishte lindur në Nju Jork (gjyshi nga ana e të atit kishte lindur në Siçili). Ai prezantoi për herë të parë nw RAI. Vjeshtën e këtij viti ai duhet të drejtonte në platformën "Sky", "Riskytutto". Nga 1963 ka drejtuar 11 edicione të Sanremos. Nga viti 1989 deri në 2003 drejtoi "Rrota e fatit". Ndërsa vitet e fundit ka drejtuar programe të ndryshme në kanalin "Retequattro".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama