Ismail Kadare kryen operacion spitali Ndodhet ne gjendje te mire

Ismail Kadare kryen operacion, spitali: Ndodhet ne gjendje te mire

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare i është nënshtruar një operacioni që ka përfunduar me sukses. Në një postim në Facebook, drejtues të Spitalit Amerikan bëjnë me dije se, “Kadare është në gjendje të mirë post operatore nën observimin e mjekëve”. Kadare u shtrua këtë të mërkurë në spital, ku lajmi e konfirmoi për ‘Gazeta Panorama’, në një komunikim telefonik Drejtori i Shtëpisë botuese ‘Onufri’, Bujar Hudhri.

Ai tha se Kadare ka shkuar në spital thjesht për një vizitë rutinë, të zakonshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Hudhri nënvizoi se nuk përbën asnjë lajm fakti që Kadare është parë në spital, pasi ai po bën kontroll të zakonshëm aty.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama