Ishulli i Sazanit se shpejti ne rrjetin e ishujve mesdhetare

Ishulli i Sazanit, se shpejti ne rrjetin e ishujve mesdhetare

Auron Tare, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, thotë për ATSH-në se “në ishujt francezë të Porquerrol, po mbahet takimi i parë i inisiativës për krijimin e një rrjeti të ishujve në Mesdhe dhe më gjerë, për një zhvillim të qëndrueshëm energjie të rinovueshme dhe turizëm ekokulturor”.

Në këtë takim merr pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të referuar mbi ishullin e Sazanit.

Ishulli i Sazanit është hapur për herë të parë për publikun verën e kaluar dhe është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik. ”Për këtë arsye, AKB po punon për të sjellë në ishull koncepte moderne të menaxhimit si dhe projekte të energjisë së qëndrueshme nga era dhe dielli”, thotë Auron Tare për ATSH-në.

Ndërkohë inisiativa e ishujve të qëndrueshëm e kryesuar nga Konservatori Littoral francez, mirëpret anëtarësimin e Sazanit në këtë rrjet botëror të ishujve, duke bërë të mundur një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar.” Një rast shumë i mirë për ishullin e Sazanit që të jetë në vëmendjen botërore të projekteve të energjisë së rinovuar dhe administrimit modern për një turizëm natyror dhe kulturor”, cilëson Tare, Drejtor i Përgjithshëm i AKB-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama