Ish-administratori i CEZ Shpërndarje, i kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre pritet që brënda muajit tetor të jap deklarime në Prokurorinë e Tiranës.
Kjo konfirmohet për ReportTv nga zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sqaroi se pas kallëzimit, dosja i është referuar Prokurorisë së Tiranës, ku tashmë është regjistruar procedimi penal ndaj Seferit dhe vartësve të tij.
Më 26 shtator, Seferi u kallëzuar nga KLSh, ku sipas auditit shtetëror rezultonte një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën e 32 milionë euro. Hetimet ndaj Seferit dhe vartësve të tij po drejtohen nga njësia Task-Forcë e Krimit Ekonomik në Prokruroinë e Tiranës.