Isa Boletini ishte mercenar jo patriot

'Isa Boletini ishte mercenar, jo patriot'

Studiuesi i historisë, Shkëlzen Gashi, thotë se Isa Boletini, sipas asaj që është shkruar dhe thënë për më shumë se 100 vjet, del figurë tragjik-komike.

“Thënë më se buti ai del të jetë figurë tragjik-komike, kurse thënë më së ashpri, del mercenar. Atij i mungon konsistenca. Isa Boletini, por edhe Azem Bejta, janë modele të politikanëve të sotëm, të cilët krejt çka kanë bërë, ka qenë pasurimi i tyre”, tha Gashi në Klan Kosova.

Sipas tij, duhen gjetur dokumente si në arkivat osmane, austro-hungareze, serbe, etj., në mënyrë që të bëhet një pasqyrim sa më real për veprimtarinë e tij.

Ai nuk ka mohuar që Boletini ka qenë trim dhe luftëtar i madh, por tha se ai ka luftuar më shumë për interesa personale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama