Ironia e 2 korrikut 30.000 shqiptare duan azil ne Gjermani

Ironia e 2 korrikut: 30.000 shqiptare duan azil ne Gjermani

25 vjet më parë, mijëra shqiptarë do vërshonin drejt ambasadave perëndimore, në kërkim të një jete më të mirë. Shumë shqiptarë vërshuan drejt ambasadës gjermane, duke thyer frikën nga regjimi komunist. 25 vjet më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Megjithatë ironia në rrjetet sociale duket me vend: eksodi vazhdon. Pikërisht sot, Presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin në Gjermani, ka dhënë një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeinen Zeitung. Manfred Schmidt thotë se janë plot 30 mijë shqiptarë që duan azil në Gjermani.

“Për momentin janë 30 mijë shqiptarë që duan azil në Gjermani. Por këta njerëz paraqesin një realitet të rremë,” tha ai.

Azilkërkuesit marrin 150 euro për person në muaj, që pak a shumë është sa një rrogë mujore në Shqipëri, shkruan gazeta. Shumë shpejt kjo do marrë fund, pasi Shqipëria do përfshihet në vendet e sigurta të origjinës dhe deportimi i emigrantëve do jetë më i shpejtë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë azil për arsye ekonomike. Vetëm 0.1 përqind e shqiptarëve mund të marrin azil në Gjermani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama