Iphone 6 do te jete i pathyeshem?

Iphone 6 do te jete i pathyeshem?

Tashmë dihet botërisht se shqetësimi më i madh i personave që kanë Iphone, nuk është çmimi i lartë i këtij telefoni, as madhësia dhe gjerësia, por është ekrani, i cili për fat të keq është më i prekshmi dhe gjithashtu më i mundshmi për t’u dëmtuar.

 

Në fakt, një dëmtim i ekranit, nuk kushton pak, por 200 euro ose paund, thuajse sa gjysma ose një e treta e çmimit të telefonit. Dhe kjo nuk është aspak normale për të gjithë ata që kanë këtë telefon, si për biznesmenët e deri tek njerëzit e thjeshtë. Problemi me ekranet e këtij telefoni janë më të shumtët, prandaj njerëzit kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

 

A ka ndonjë mënyrë për ta rregulluar? Sigurisht.

 

Kompania e njohur Apple, që nga viti 2007 që nisi të nxirrte në treg Iphone-t, ka shitur mbi 500 milionë telefona të tillë, pra një shifër tepër të madhe. Bëhet e ditur gjithashtu, se në muajin e ardhshëm do të nisë shitja e Iphone 6, një telefon i cili duket se do të rregullojë problemin e ekranit krejtësisht të thyeshëm. Sipas të dhënave të fundit, thuhet se versioni i fundit i telefonit do të përmirësojë versionet që kanë ardhur para tij, sidomos në lidhje me ekranin, pasi ky i fundit do të përbëhet nga një material guri të çmuar, material i cili do të jetë tepër i vështirë për t’u thyer apo gërvishtur.

 

Në fakt, nuk do të jetë ky telefoni i parë me një material të tillë, pasi ka dhe të tjerë. Rëndësia do të jetë pasi pikërisht ky telefon do të ketë një çmim tepër të lirë në krahasim me atë që është sot në treg, pasi nuk do të jetë më shumë se 600 paund. Ndërkohë nëse flasim për telefonin që sot është në treg me të njëjtin material, ai është një super model dhe tepër luksoz me vlerë mbi 6700 dollarë.

 

Pra, modeli i ri që kompania Apple do të nxjerrë në treg, do të jetë tepër i lirë ekonomikisht dhe ndoshta është krijuar pikërisht për të mbizotëruar tregun.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama