Inteligjenca Artificiale shenon fundin e njerezimit

Inteligjenca Artificiale shenon fundin e njerezimit

Stephen Hawking, astrofizikant dhe kozmolog në Universitetin e Kembrixhit dhe një grup fizikantësh po përhapin alarmin mbi inteligjencën artificiale, duke shkruar për “The Independent” se suksesi në krijimin e Inteligjencës Artificiale do të jetë “ngjarja më e madhe në historinë botërore”, por po ashtu, edhe “e fundit”.

Shkencëtarët i kanë përdorur argumentet e tyre kundër filmit të ri “Transhendenca”, në të cilin interpreton Johnny Depp.

“Është tunduese të anashkalohet nocioni se makineritë me inteligjencë superiore janë thjesht një fantashkencë. Ky mund të jetë një gabim dhe gabimi më i madh potencial në histori,” shkruajnë autorët.

Fizikantët citojnë njoftimin e Google për makinat që drejtohen vetë, asistentët personalë dixhitalë, si Siri i Apple dhe konkurrentët e tyre të rinj, si dhe shumë përdorime të armëve autonome me Inteligjencë Artificiale, të cilat mund të zgjedhin objektivin e tyre. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama