Instagrami behet me efikas ja ndryshimet e fundit

Instagrami behet me efikas, ja ndryshimet e fundit

Aplikacioni instagram, e ka ndryshuar mënyrën e kërkimit. Tash e tutje ai do të jetë më funksional dhe do të jetë më e lehtë që të gjenden njerëzit, fotografitë dhe videot të cilat ju interesojnë, Telegraph.

Njëri ndër opsionet, ju lejon që të kërkoni vendet. Në këtë mënyre, ju do të keni qasje në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar, dhe do të mund të shihni se çfarë po postojnë njerëzit nga atje.

Kjo do të jetë e mrekullueshme nëse jeni për pushime, dhe dëshironi të njihni njerëz të rinj. Instagrami do t’ua mundësojë që t’i gjeni ata që i keni afër.

Ndryshimet do të vijnë, kur ju ta merrni versionin më të ri të tij, Instagram 7.0.

Gjithashtu edhe postimi i fotografive do të jetë një zonë e re eksplorimi.

Siç duket, kompania Instagram, që është në pronësi të rrjetit social, Facebook, po tenton që tu japë sa më shumë qasje përdoruesve të tij, në 70 milionë fotografitë që postohen çdo ditë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama