Infiniti do debutoje makinen sportive ne Detroit

Infiniti do debutojë makinën sportive në Detroit

Marka e makinave Infiniti, kompania e Nissan Motor Company, ka njoftuar se do të zbulojë një “makinë luksoze sportive” tek Panairi Amerikano Verior Internacional i Makinave në Detroit më 14 Janar. Duam t’ju informojmë me gjithë kënaqësi se edhe stafi jonë do të jetë i pranishëm në këtë panair, si dhe vitin e kaluar.

infiniti Infiniti do debutojë makinën sportive në Detroit

Modeli i ri pritet të jetë gjenerata tjetër e gjeneratës ‘G’, edhe pse një makinë me katër dyer është në planet e Infiniti. Sidoqoftë, do të prezantojë disa ndryshime rrënjësore tek marka luksoze Japoneze.

Rivali kryesor i “G”-së, BMW 3 Series, sapo u ridizajnua, dhe kishte ardhur radha e Infiniti-t. BMW do të zbulojë edhe disa modele të reja, si p.sh. 4 Series. Cadillac gjithashtu ka lëshuar një model ATS, në konkurim të drejt-përdrejtë me Infiniti-n. /K.H. – Tech.Al/


http://www.tech.al/infiniti-do-debutoje-makinen-sportive-ne-detroit/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama