India nis garen hapesinore per Marsin

India nis garen hapesinore per Marsin

India lëshoi me sukses në hapësirë një anije kozmike, me misionin për të mbërritur në orbitën e planetit Mars. Nëse mjeti do të arrijë të vendoset pa problem në orbitën e këtij planeti, atëherë India do të shndërrohej në shtetin e parë aziatik që përmbush një mision të tillë, duke sfiduar edhe SHBA-të.

Kreu i Agjencisë Hapësinëore Indiane, u shpreh se misioni do të tregojë aftësitë teknologjike të këtij vendi dhe synon të bëjë kërkime të vlefshme mbi planetin e kuq. Anija kozmike do të udhëtojë për 300 ditë dhe pritet të mbërrijë në orbitën e Marsit, gjatë vitit të ardhshëm. Nëse misioni kryhet me sukses, agjencia indiane do të jetë e katërta në botë, pas atyre të SHBA-së, Rusisë dhe Europës, që ndërmerr një nismë të tillë.

India po njeh një zhvillim të vrullshëm ekonomik gjatë këtyre viteve.

Megjithatë, shteti aziatik mbetet thellësisht i varfër, duke krijuar një kontrast, mes zhvillimit në qytetet kryesore dhe skamjes në zonat rurale. Sipas Bankës Botërore, mbi 30 për qind e popullsisë, ose thënë ndryshe, 400 milionë banorë, jetojnë me vetëm një Dollar në ditë për frymë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama