Indi nuk ka para per tu blere kepuce femijeve por kujdeset per qente e rruges

Indi, nuk ka para per tu blere kepuce femijeve, por kujdeset per qente e rruges

Lokesh është një prej shumë të varfërve në Indi. Jeton në një barke në buzë të rrugës. Nuk ka para për tu blerë këpucë e rroba të reja fëmijëve të tij. Në vend të batanijes ka disa lecka dhe kur bie shi, krevati i tij bëhet akull i ftohtë dhe i lagësht. Lokesh është i varfër nga ana financiare, por ka një pasuri të madhe morale.

Pavarësisht vështirësive të tij, sidomos gjatë të ftohtit, ky njeri kujdeset për qentë e rrugës, duke u hapur derën e banesës së tij të varfër.  Historia e tij është bërë e njohur në botë, falë vullnetarëve  ‘Animal Aid Unlimited’,  një organizatë që merret me kujdesin e kafshëve në Indi. Lokesh që nuk ka një telefon për të kontaktuar në numrin e verdhë (telefonata falas), i dërgoi shoqatës së kafshëve një qen me zgjebe dhe të lënduar në qafë.

Nëse nuk do të merrte mjekimin e duhur, atëherë do të kishte ngordhur. Vullnetarët u kujdesën për të, por njëkohësisht u habitën nga veprimi altruist i burrit. Kështu që ata vendosën ta tregonin historinë e Lokesh-it, në faqen ‘Facebook’ të organizatës. Historia e tij bëri xhiron e botës dhe shtyu shumë persona vullnetarë që ta ndihmonin burrin dhe familjen e tij. Disa javë më vonë, vullnetarët e ‘Animal Aid Unlimited’ u shfaqën në barakën e familjes Lokesh, për tu dhuruar këpucë, çorape, ushqime e të tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama