Indeksi i kapitalit njerezor 2015 Shqiperia e fundit ne Ballkan

Indeksi i kapitalit njerezor 2015, Shqiperia e fundit ne Ballkan

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor. Shqipëria zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritje me 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, duke u bazuar në këtë studim, pikët në rang botëror të vendit tonë janë 67.2 pikë, e fundit në rajon ku kryeson Kroacia me 75.37 pikë, Serbia me 70.97 pikë dhe Maqedonia me 69.31 pikë.

Si pozicione rankimi, Kroacia është e 36 në botë, Serbia e 50, Maqedonia e 55-a, e vendi ynë i 66. Ka surprizuar Greqia e cila renditet e 40 në mesin e 124 ekonomive botërore.

Lista kryesohet nga Finlanda, ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe e 5-sta Japonia. Të fundit në listë janë shtetet Mauritania, Çadi dhe Jemeni.

Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë.



Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor:

 

-Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe mundësitë.

 

Te themeli i parë përfshihen treguesit arsimorë në sasi dhe cilësi në çdo nivel, parashkollor, parauniversitar dhe universitar me forcën e punës sot dhe për të ardhmen.

 

Shëndeti dhe mirëqenia theksojnë gjendjen psiko-fizike të popullatës që nga vegjëlia deri në moshën madhore.

 

Treguesi i tretë mbështetet te mjaftueshmëria e përvojës në punë dhe aftësimi i popullatës në moshën për punësim të një vendi.

 

Së fundi, mundësitë për gjendjen ligjore, punët publike dhe infrastrukturën për ta shndërruar në tregues të kapitalit njerëzor.

“Forumi Ekonomik Botëror” e hartoi raportin e këtij viti për 124 shtete, përfshi 4 vendet ballkanikë, që në mesin e tyre gjendet Kroacia, e 36-a në botë./Monitor


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama