Ideja e cuditshme Nga euro te dale Gjermania

Ideja e cuditshme: Nga euro te dale Gjermania

Ndërkohë që Greqia vazhdon përpjekjet për të qëndruar brenda monedhës së përbashkët, ekspertë të ekonomisë botërore kanë një ide tepër origjinale, sipas tyre ndoshta është më mirë që nga euro të dalë Gjermania.

“Teza që mbrojnë ata është se, Gjermania e fuqishme mund ta lërë Eurozonën duke i hapur rrugën vendeve jugore, që të stabilizojnë borxhet e tyre me një monedhë dukshëm të zhvleftësuar dhe për rrjedhojë, të vënë në kontroll më lehtësisht ekonominë e vet”, thotë Deutsche Welle.

Shprehja “vendet jugore” nënkupton Greqinë, Italinë, Spanjën dhe në varësi të rrethanave edhe Portugalinë. Më i fundit që e mbron këtë model është Ashoka Mody, nga Universiteti i Princetonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai parashtron se përse Gerxit, pra një "German Exit”, do të ishte më e preferuar sesa një Grexit.

"Një riorganizim i unionit monetar gjatë 25 apo 30 viteve të ardhshëm do të jetë i pashmangshëm", thotë Mody për Deutsche Welle. "E vetmja çështje është, se cila është rruga e arsyeshme, që shkakton më pak dëm?".

Mody mbron pikëpamjen se ministri i Financave të Gjermanisë gabohet, kur përzien me njëri-tjetrin problemin e borxheve shtetërore të Greqisë dhe “eksperimentin e Eurozonës“, edhe pse e pranon gjithsesi, që Greqia ka një problem me borxhet, por ai thekson se borxhet nuk kanë të bëjnë me problemet e tjera, me të cilat përballet unioni monetar.

"Nëse nuk ndodh gjë, veçse Greqia të largohet nga Eurozona, atëherë me siguri shumë shpejt do të shfaqet një tjetër problem ‘grek’. Problemi, që ekonomi kaq të ndryshme nuk mund të futen në një kornizë të detyrueshme monetare dhe fiskale, do të mbetet edhe më tej”, thotë Mody.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama