ISIS jane barbare por te pakten mbledhin plehrat

'ISIS jane barbare, por te pakten mbledhin plehrat'

Një xhihadist britanik justifikoi terrorin e ushtruar nga Shteti Islamik duke thënë se të paktën ata kanë vendosur kosha për hedhjen e mbeturinave në shtëpitë e sirianëve që janë nën zotërimin e tyre. Abu Rahin Aziz, 33 vjeç nga qyteti i Luton “ISIS mund të jetë barbar por të paktën kanë vendosur kosha dhe i pastrojnë rregullisht rrugët e tyre”.

Aziz ka deklaruar gjithashtu se kur Shteti Islamik të pushtojë Britaninë e Madhe ata do t’a kthejnë pallatin mbretëror Buckingham Palace në një xhami të madhe. Në një seri statusesh në Twitter ai deklaroi se piloti jordanez mori atë që meritonte. Ai gjithashtu deklaroi se Shteti Islamik do të hedhë gjithë homoseksualët nga kulla Eiffel dhe çdo ushtar britanik që do të kapet nga ISIS do të ekzekutohet.

Pas deklaratave që bëri llogaria e tij në Twitter u bllokua. ISIS shokoi mbarë botën këtë javë teksa publikoi djegien e pilotit jordanez për së gjalli. Aziz kishte disa precedentë penalë në Britaninë e Madhe dhe ishte dënuar për 9 muaj për një agresion që kishte kryer. Para pak muajsh ai iu bashkua ISIS në Siri dhe komenton në Twitter me emrin Abu Abdullah Britani. “Nuk di çfarë të bëj me pasaportën time, t’a djeg apo thjesht t’a hedh në tualet”, shkruante Aziz në Tëitter duke deklaruar qartë se nuk dëshiron më të kthehet në Britaninë e Madhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama