ISHP Viroza po arrin kulmin kemi edhe raste salmonele

ISHP: Viroza po arrin kulmin, kemi edhe raste salmonele
Krahas virozave të stinës, sivjet është shfaqur edhe salmonela, një tjetër sëmundje ngjitëse, por sipas epidemiologëve, deri taninuk ka pasur shpërthime epidemike të saj. Instituti i Shëndetit Publik deklaroi dje se numri i fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga virozat e stinës është në rritje të vazhdueshme dhe pritet të arrijë kulmin në mes të muajit gusht. Sipas të dhënave më të fundit nga ky institut, vetëm në Tiranë kërkojnë mjekim urgjent nga virozat 250-300 fëmijë çdo ditë. Rreth 300 fëmijë paraqiten çdo ditë edhe në spitalet dhe urgjencat e Durrësit, qytet i mbipopulluar nga sezoni turistik. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik vlerësojnë në raportin e tyre se numri i të prekurve nga virozat stinore është rritur me 6 për qind në krahasim me një vit më parë vetëm në spitalet publike.

Edhe raste të salmonelës

Krahas virozave të stinës, sivjet është shfaqur edhe salmonela, një tjetër sëmundje ngjitëse, por sipas epi- demiologëve, deri tani nuk ka pasur shpërthime epidemike të saj, njofton ISHP-ja. Më i përhapur është gripi i verës me 5 mijë e 600 të prekur, - thuhet në shifrat zyrtare të raportuara dje nga ISHP-ja. Në të gjithë vendin ,brenda javës kanë marrë shërbime të specializuara rreth 3 mijë pacientë të të gjitha moshave.

Rriten shtrimet me zemër

 Shërbimi i kardiologjisë ka pasur gjithashtu shumë punë këtë periudhë, sepse gjatë këtyre ditëve të nxehta, numri i të shtruarve u rrit ndjeshëm. Sipas të dhënave të pjesshme nga mjekësia, pranë spitaleve paraqiten rreth 50 pacientë çdo ditë me shqetësime në zemër, shumica të moshës së tretë. Vapa e madhe ka vështirësuar frymëmarrjen, së bashku me ajrin e ndotur të kryeqytetit shqiptar. 

“Ka raste viroze, por ende jo epidemi. Prindërit të bëjnë kujdes me diellin dhe me ushqimin” 

Vjollca Hakrama është mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë. Ndërsa mban varur në qafë stetoskopin, na rrëfen për situatën shëndetësore të fëmijëve për momentin. Rastet që vijnë për vizitë në qendrën ku ajo punon janë brenda normales. Në një bisedë më të, ajo na jep edhe disa këshilla për fëmijët për një shëndet më të mirë në këto ditë të nxehta vere.

Doktoreshë Vjollca, cilat janë rastet më të shpeshta për të cilat prindërit sjellin fëmijët në qendrën tuaj shëndetësore?

Kryesisht po vijnë për serume.

 Ka virozë në masë?

Ka edhe virozë, por nuk janë raste të shpeshta. Vijnë për kontrolle normale. Virozat shtohen zakonisht në shtator, kur edhe klima nis e ftohet. Tani janë raste sporadike.

Cila është këshilla juaj kryesore si pediatre për prindërit për këtë periudhë?

Duhet të bëjnë kujdes me daljet në diell. Ushqimet të jenë të freskëta dhe jo nga ato që qëndrojnë në frigorifer. Fëmijëve të vegjël u duhet zier ushqimi në një valë uji pesë apo dhjetë minuta dhe pastaj t’u jepet.

 Jemi në kohë pushimesh dhe prindërit marrin fëmijët me vete, cili duhet të jetë kujdesi kryesor për ta?

Në plazh duhet të kenë kujdes te orari i daljes në diell. Fëmijët duhet që në orën 11 të paradites të futen brenda. Vetëm orarin e rrezeve të mëngjesit duhet të shfrytëzojnë. Më pas, jo në rreze dhe sa më shumë lëngje.  

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama