ISHP 10 mije perdorues droge ne Shqiperi

ISHP: 10 mije perdorues droge ne Shqiperi

1 në 5 persona në Shqipëri apo 20 % e popullsisë e ka provuar të paktën një herë drogën. Disa nuk janë mjaftuar vetëm duke e provuar, por rreth 10 mijë kanë krijuar varësi ndaj kanabisit, ekstazi, kokainës apo heroinës.

Ekspertët e shëndetit publik, shohin me shqetësim rritjen e numrit të përdoruesve të kokainës, ndërsa rastet e shtrimeve ne klinikën e toksikologjisë mbeten po të njëjtat në numër.

Edhe pse numri i përdoruesve të kanabisit ka ardhur në rritje nga viti në vit, shqiptarët nuk janë për ligjërimin e tij.

Studimi i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, nxjerr në pah se kanabisi gjendet fare lehtësisht. 1 në 3 shqiptarë mendojnë se mund të gjejnë kudo kanabis.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama