INSTAT 78 mije persona te punesuar kete vit

INSTAT: 78 mije persona te punesuar kete vit

Punësimi në Shqipëri është rritur për të gjithë grupmoshat, në veçanti për të rinjtë. 78 mijë e 844 persona janë punësuar në Shqipëri më shumë se një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ky institucion arriti në këto konkluzione, pas rezultateve të anketave. Kështu, në bazë të dhënave të punësimit në Shqipëri, 32.4 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç janë të papunë, ndërsa për moshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17.4 %. Lidhur me punësimin gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 milion e 43 mijë e 58 persona, ndërsa të papunë rezultojnë 219 mijë e 585 vetë.

Ndërsa krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT shkalla e punësimit është rritur me 3.7% lidhur me tremujorin e tretë të vitit 2013, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1.8 %. Sektorët e industrisë dhe bujqësisë, për të cilët qeveria ka krijuar mjaft lehtësira dhe mbështetje, shënojnë më shumë rritje lidhur me numrin e të punësuarve. Nga të dhënat e INSTAT në sektorin e industrisë ka një rritje prej 9.7%, ndërsa në sektorin e bujqësisë 9.6 %, gjithashtu me 6% është rritur punësimi tek sektori i shërbimeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama