I le 1.000 USD bakshish per sherbimin. Letra emocionuese e klientit per kamarierin

I le 1.000 USD bakshish per sherbimin. Letra emocionuese e klientit per kamarierin

Kishte bere thjesht detyren, por klienti i ka lene bakshish 1 mije Dollare dhe nje leter tejet emocionuese. Një kamerier adoleshent, Brendan Motill, i kishte sherbyer nje klienti ne nje restorant në Frankfurt, Illinois, por mesa duket ky i fundit kishte mbetur shume i kenaqur sa beri ate gjest.

Ja çfarë shkruan klienti i panjohur, lidhur me bakshishin e lënë:

“Brendan. Faleminderit për shërbimin me mirësjellje! Ju po kryeni një punë shumë të mirë si kamerier. Nuk di se cilat janë shpresat apo dëshirat e tua në të ardhmen, por besoj se ky bakshish do të ndihmojë. Shpresat e mia janë që njerëzit të jenë më paqësor me njëri-tjetrin. Bota mund të jetë shumë negative dhe agresive, prandaj unë bëj gjëra të mira, në mënyrë që njerëzit të shohin se ka edhe rrugë tjera. Paqja qoftë me ty vëlla”, e mbyll shënimin e tij klienti.

Kamarieri Brendan tha për “ABC7 News”: “Mbeta i shtangur, nuk mund të bëja asgjë. U shokova. U përpoqa që t’ja ktheja menjëherë por ai ishte zhdukur”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama