I humburi i Kongolit ne gjuhen e angleze

Shkrimtari shqiptar me këtë roman që shënon fillimin e ciklit me katër romane "Burgjet e kujtesës" është prezantuar në takimet në Universitetin e Bangorit (Ëales), në Oksford dhe në librarinë "Foyles" në Londër, më e madhja dhe më e rëndësishmja e kryeqytetit britanik dhe është pritur me mjaft interes.

Kjo është vepra e parë që Kongolit i përkthehet në gjuhën angleze, gjuhë që duket më e largëta për t'u arritur nga autorë shqiptarë. Është dhe nga të parat vepra në letërsinë moderne shqipe ku nëpërmjet një individi të ndërtuar në modelin e antiheroit, na jepet një panoramë e zhveshur, dëshpëruese, e mprehtë e Shqipërisë me kufij të shqyer, e turmës dhe humbjes së kontrollit social e psikik të njeriut postkomunist. Është historia e Thesar Lumit e vendosur në dy kohë nën diktaturë dhe në vitin e parë të eksodit të madh ku njerëzit fluturonin sitë trembur sa më larg të mundeshin.

Në dhjetëvjeçarin në vazhdim Kongoli do të ruajë në tre romanet pasardhës të njëjtën atmosferë të fabulës dhe personazheve të tij, njerëz të mbërthyer nga e kaluara, dhe e nga e tashmja, njerëz pa të ardhme por që shërbejnë për të njohur se ç'ndodh sot me pjesën dërrmuese të qytetarit shqiptar.

E. D. : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama