I dhuron te pastrehuarit nje pale atlete gjesti habit boten

I dhuron te pastrehuarit nje pale atlete, gjesti 'habit' boten

Në ditët e sotme humanizmi dhe bamirësia janë një ngjarje e rrallë dhe menjëherë sapo mediat raportojnë një rast të tillë ajo bëhet një model frymëzimi.

Fotografi grek Heraklis Pnevmatikakis ka regjistruar në aparatin e tij një moment shumë të veçantë në rrugët e Athinës, ku një i ri i ka dhuruar një palë atlete të reja një të pastrehu.

Në dukje duket diçka normale që ndodh edhe në rrugët e metropoleve nëpër botë, por sa shpesh ndodh kjo?

Foto janë publikuar më pas nga “Greekporter”, por protagonisti nuk është identifikuar.

Këto pamje janë bërë sinonimi i realitetit të vështirë dhe krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar prej vitesh Greqinë, por edhe një shfaqe e vlerave dhe gjesteve të mëdha humane, që sa vijnë e humbasin në tollovinë e botës globale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama