I burgosuri seksi ka pretendime

I burgosuri seksi ka 'pretendime'

Egoja e Jeremy Meeks i arrestuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, është rritur së tepërmi që në momentin kur pamja e tij çmendi mijëra fansa. Jeremy dëshiron të bëhet pjesë e një show televiziv të bazuar mbi taletin e tij si model, prandaj ai ka punësuar ish-pornostaren Gina Rodriguez, që tashmë është kthyer në një publiciste, për të realizuar një show vetëm për të.

Bëhet e ditur se Jeremy nuk është i interesuar për filmat porno, madje ai ka refuzuar 100.000 $ që i janë ofruar. E punësuara e Jeremy, Gina ka njoftuar se ai nuk do të pranojë asnjë kontratë për filma porno, sepse planet për të burgosurin më seksi, janë të tjera. Ata dëshirojnë që të afirmojnë Jeremy-n në botën e modelingut dhe të realizojnë një show televiziv që të ndiqet nga një publik i gjerë. Portreti seksi i Jeremy Meeks ka “tronditur” internetin dhe gjithë burgun e Kalifornisë, nga ku po vuan dënimin, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama