Humbi njeren kembe ne Maratonen e Bostonit balerina rikthehet ne skene

Humbi njeren kembe ne Maratonen e Bostonit, balerina rikthehet ne skene

Ajo humbi njërën këmbë në atentatin që tronditi Maratonën e Bostonit 1 vit më parë, më 15 mars 2013. Për një balerinë profesioniste ky mund të ishte fundi i karrierës. Por ajo, Adrianne Haslet-Davis, 33 vjeçe, nga Bostoni nuk lejoi që ajo ditë tragjike të shënonte fundin e jetës së saj.

E veshur me një fustan të bardhë ajo u kthye sërish në skenë për të kërcyer përkrah partnerit të saj Christian Lightner në ‘Ted Conference’. Kjo falë një proteze të dizajnuar posaçërisht për të nga një profesor i Mit, dhe e përshtatur për të ndjekur lëvizjes e vallëzimit.

“Një qenie njerëzore nuk mund të thyhet”, tha duke qarë në fund të performancës së saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama