Sapo të mbushen gjashtë muaj nga mbjellja, periudha e nevojshme që doktorët mendojnë se u duhet qelizave staminale të shumëfishojnë vetveten deri në atë pikë sa hunda e re të jetë maturuar, pacienti do t’i nënshtrohet operacionit duke i hequr hundën nga krahu e duke ia vendosur aty ku e ka vendin…në hundë.
Operacioni është i pari i këtij lloji në të gjithë botën dhe mjekët britanikë thonë se suksesi i tij mund të hapë dyer të reja për mjekësinë duke u ardhur në ndihmë të aksidentuarve, apo të plagosurve në luftë.
Gjashtë etapat e operacionit
Gjithsesi, operacione të ngjashme ka edhe në të shkuarën. Në vitin 2001, një grup mjekësh amerikanë, i rritën nën lëkurë hundën një vajze në Skoci, por ndryshe nga rasti në fjalë, atëherë “mbjellja” u krye në vendin e duhur dhe jo në pjesë të tjera të trupit.