Fotoja pjesëtarit të Policisë së Serbisë në Preshevë i cili shihet teksa mban në dorë një fëmijë sirian, po bën xhiro në mediat botërore dhe rrjetet sociale.
Ndonëse mjetet e informimit në Serbi kanë propaganduar se pjesëtari i forcave të sigurisë është me nacionalitet serb, ‘Telegrafi’ ne Kosove shkruan se ai është shqiptari nga Presheva, Rexhep Arifi, i cili po ashtu është rritur jetim.
Gazeta beogradase “Telegraf.rs” shkruante: “Kjo foto është provë e mëtejshme se populli serb brengoset për refugjatët të cilët po bredhin në rrugën për një jetë më të mirë”.
Ndërkohë, gazeta “Zëri”, nga burime e saja, mëson se 34 vjeçari pati një jetë të vështirë. Ai ende pa mbushur një vjet i ndërroi jetë babai.