Homoseksualet do te bashkejetojne

Homoseksualet do te bashkejetojne

Qeveria pritet të sjellë në Kuvend draftin për “Kodin e Familjes”, në të cilin parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks. Sipas A1Report, Merita Xhafaj drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, deklaroi në Komisionin për të Drejtat e Njëriut së është gjetur dakordësia me Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime në nenet 163 dhe 164 të Kodit të Familjes në të cilat flitet për bashkëjetesën. Sipas drejtoreshës Xhafaj, ministritë kanë gjetur dakordësinë dhe pritet që në draftin që do të dorëzohet së shpejti në Kuvend të pranohet ligjërisht edhe bashkëjetesa e partnerëve të të njëjtit seks.

Ndërkohë në një raport që Komisioneri ka depozituar në Kuvend propozohet ndryshimi i Kodit Penal, duke kërkuar klasifikimin si vepër penale të kanosjes që iu bëhet homoseksualëve. Po ashtu, raporti propozon që të riformulohen ose të shtohen nene të reja pas nenit 119/a “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik” dhe nenit 119/b “Fyerja me motive racizmi ose ksenofomie nëpërmjet sistemit kompjuterik” në mënyrë që të kriminalizohet shpërndarja e materialeve nëpërmjet sistemit kompjuterik”, në mënyrë që të kriminalizohet shpërndarja e materialeve homofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe fyerja nëpërmjet sistemit kompjuterik për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të personit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama