Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Karola Muller Holtkemper, nga Korça, shprehu shqetesim për propagandën nacionaliste të kohëve të fundit në Shqipëri, ndërsa theksoi se Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet sipas Kushtetutes. Në një prononcim për mediat, Holtkemper tha se tashmë vendi ka një platoformë për integrimin, dhe gjithashtu ka vullnet nga të dy partitë kryesore për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi. “Vullneti i partive te medha eshte vertetuar me miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar”- tha ajo.