Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rolin e tij në filmin “There Will be blood”. Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin “No country for old men”, i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.
Si aktori më i mirë joprotagonist u vlerësua Javier Bardem për interpretimin e tij në filmin “No country for old men”. Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë joprotagoniste në filmin “Michael Clayton”. Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj u vlerësua filmi austriak “The counterfires”. Rrugët rreth teatrit “Kodak” në Hollivud ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së djeshme. Ceremonia e parmbrëmshe, që përkonte me përvjetorin e 80-të të çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë mbas një greve 3-mujore. Gjatë minutave të kësaj mbrëmjeje të madhe u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjisorët më në zë të saj, skenaristët, formuluesit e muzikës dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve historinë e kinemasë botërore e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.
(VOA)