Hodhi bishta cigaresh nga dritarja gjobitet me 15 mije dollare

Hodhi bishta cigaresh nga dritarja, gjobitet me 15 mije dollare

Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Singapor ka gjobitur një shtetas me 15 mijë dollarë për hedhjen e bishtave të cigares nga dritarja e tij.

 

Personi, një 38-vjeçar, u gjobit me 600 dollarë për çdo bisht cigareje të hedhur nga dritarja, pra për gjithsej 34 të tilla.

 

Kamerat e sigurisë kishin regjistruar për katër ditë me radhë lëvizjet e duhanpirësit. Kamerat janë vendosur në çdo hapësirë publike dhe pallat pas shqetësimeve të banorëve për hedhjen e bishtave të cigares në çdo mjedis.

 

Përveç gjobës që është më e larta në botë për këtë lloj shkelje, 38-vjeçari është dënuar edhe me shërbim të detyruar ndaj komunitetit.

 

Ai do të pastrojë për 5 orë një zonë publike ndërsa të veshur do të mbajë jelekun e punëtorëve të komunales.

 

Singapori, i njohur në mbarë botën për pastërtinë e tij, ka vendosur masa shumë të rënda disiplinore ndaj shkeljeve më të vogla, si hedhja e ndonjë mbetje ose vandalizmat. Ky vend ka ndaluar pjesërisht edhe importin e çamçakëzit, vetëm për të mbajtur zonat e saj publike të pastra.

 

Agjencia tha se ajo ka vendosur kamera survejimi në gati 600 vende dhe ka dënuar mbi 206 persona për hedhjen e mbetjeve në mjedise publike, qoftë edhe për një letër ambalazhi çokollate.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama