Hiqni dore nga antibiotiket!

Hiqni dore nga antibiotiket!

Qytetarët me grip këshillohen të heqin dorë nga barnat antigripale dhe antibiotikë që u rekomandohen për t'i marrë. Ato janë thjesht një mashtrim, sepse nuk bëjnë efekt. Efektet mund të jenë edhe të dëmshme për kategori të caktuara, si tek të sëmurët me zemër.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se antibiotikët përdoren pa limit dhe farmacitë nuk hezitojnë të japin rekomandimet e tyre, që në këtë rast janë pa vend, raporton "Ora".

Në këtë sezon dimri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes më përdorimin e aniviralëve, kryesisht antibiotikëve. Preparate të kësaj natyre, të cilat janë bërë monopol në tregun vendas, kanë në përmbajtje të tyre stimules dhe ngjyrues të cilat i përdorin edhe fëmijët, gjë që është e ndaluar, përveç preparativëve për moshë pediatrike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama