Hiqini shtetesine Amerikane Justin Bieber nje peticion publik ne Amerike

Hiqini shtetesine Amerikane Justin Bieber, nje peticion publik ne Amerike

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes po zhvillohet nje peticion teper interesant online. Behet fjale per Justin Bieber dhe rreth 200 000 mije firma te regjistruara per largimin e tij nga Amerika dhe terheqjen e Green Card qe ai ka. Adresa e peticionit eshte: https://petitions.whitehouse.gov/petition/deport-justin-bieber-and-revoke-his-green-card/ST1yqHJL

 

Peticioni eshte zyrtarizuar ne faqen e Shtepise se Bardhe nen seksionin e peticioneve online. Ky seksion mundeson reagimin qytetar per nje problem direkt online dhe numri i firmave te kerkuara per konsiderimin e peticionit eshte 100 000 firma online qe duhet te vijne nga shtetas Amerikane. 

 

Ne castin qe per nje peticioni arrihet kufiri i nevojshem i firmave, nje zyrtar i Administrates analizon kerkesen qe te jete e ligjshme dhe me tej behet nje reagim publik.

 

Ne rastin e mesiperm, peticioni eshte nenshkruar duke prekur temat: Kriminalistike, Te drejtat e Njeriut dhe Dhune ndaj Grave. Te treja keto tema kane qene kritike ne sjelljet e fundit publike te Justin Bieber dhe duket sikur ky peticion ka baza te mira ligjore per t'u pranuar. Megjithate peticioni do te konsiderohet vetem pas dates 22 Shkurt ku pritet te kete dhe nje reagim publik. 

 

Ne rast se peticioni do rezultoje i susksesshem, nuk anashkalohet mundesia e nje kunder-peticioni qe mund te rezultoje i pasuksesshem duke konsideruar moshen e fansave te Justin Bieber.

Peticioni per largimin e Justin Bieber

ab/shqiperia.com/

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama