Helenen e rrembyen Iliret ja deshmite arkeologjike

'Helenen e rrembyen Iliret', ja deshmite arkeologjike

Një tjetër skenë klasike rrëfen rrëmbimin e Helenës, ku plisi-qeleshja-kësulja pellazgo-ilire-shqiptare është një dëshmi e pashmangshme.

Helena ende nuk është akoma gjashtëmbëdhjetë (dokumente të tjera, moshën e saj e japin dymbëdhjetë vjeçe) kur Theseus e çon nga Sparta në Athinë. Por pasi nuk ka ende moshën për të dashuruar, mbetet gjatë fshehur në një vend të sigurt.

Më pas shkon nuse për Menelaus-in dhe i jep atij katër fëmijë:

Hermionen, Plistenen, Etiolaen dhe Marafion. Perëndia Afërdita, ndërkohë, i premton Parisit të martohet me shumë të bukurën Helenë. I riu, (Parisi) më përpara e bën për vete e pastaj e rrëmben atë. Në udhëtimin e kthimit për në Trojë (Hektori dhe Parisi) pengohen nga moti i keq, dy të arratisurit bredhin në det për kohë të gjatë.

Shiheni këtë bazoreliev në alabaster, relievi tregon femrën, (Helenën) me tunikë të shkurtër, një shami në kokë dhe me mantel. Në anën e majtë të bazoriljevit shikojmë kiçin e dekoruar të anijes, në të cilën një figurë mashkulli mban remin, (tomonin) e anijes. Ajo që është më e rëndësishme për ne shqiptarët, është se të katëra figurat mashkullore të paraqitura në këtë basoriljev në alabastër, janë të gjithë me plisin pellazgo-Iliro-Shqiptar. Dy figurat majtas dhe djathtas Helenës janë Parisi dhe Hektori, (edhe ata me plisa).

Shënim: Bazorilievi në alabaster i këtij sarkofagu gjendet në Muzeun Guarnacci në Voltera Itali (Etrusket)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama