Turqia ndërton për herë të parë një “urë lidhëse” ndërmjet Azisë dhe pjesës së saj evropiane. Një tunel hekurudhor, i cili kalon përmes ngushticës së Bosforit, u hap sot në Turqi, duke krijuar kështu një lidhje nënujore ndërmjet Azisë dhe vetë Turqisë. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka katër vjet që përkrah këtë projekt, i cili është perceptuar për herë të parë nga një sulltan otoman, në vitin 1860. Puna për tunelin nënujor filloi në 2004-ën, por u ndërpre për shkak të punimeve arkeologjike në atë zonë.
Japonia ka investuar një miliardë dollarë për këtë projekt, nga katër miliardë dollarë që shkon e gjithë kostoja e tunelit, i cili është i gjatë 13.6 kilometra i gjatë.
1.4 kilometra të tunelit kalojnë poshtë Bosforit, i cili lidh Detin e Zi me Detin Marmara që ndan Stambollin me Azinë dhe Evropën. BBC raporton se tuneli tashmë ka mbaruar dhe qeveria turke shpreson që kjo të kthehet në një rrugë tregtare, e cila do të zgjerohet nga Kina deri në Evropën Perëndimore. Tuneli rezulton të jetë më thelli në llojin e tij në të gjithë botën.