Hani mengjes

Hani mëngjes

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TENSIONIMos ngrënia mëngjes mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mëngjesi është vakt i rëndësishëm i ditës, thuhet në një studim të Harvardit, pas vëzhgimit për 16 vjet të më shumë se 26 mijë personave pa sëmundje të zemrës. Gjatë atyre viteve, më shumë se 1500 prej tyre pësuan një goditje në zemër.

Sipas studimit, njerëzit që anashkaluan vaktin e mëngjesit ishin 27% më shumë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës sesa ata që hanin në mëngjes.

Në përgjithësi,  njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë zakone të këqia shëndetësore, dhe se përkeqsojnë shëndetin e zemrës duke u bërë mbipeshë ose me tension të lartë të gjakut

Mbipesha dhe tensioni i lartë janë njohur si faktorë  rreziku. Studimi këshillon, një zgjim 15 minuta më herët se zakonisht për t’i dhënë kohë vetes për të ngrënë mëngjes.



http://astritlulushi.wordpress.com/2013/07/22/hani-mengjes/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama