Halloween-Kur femijet e kryeqytetit kremtojne diten e ringjalljes se shpirtrave

TIRANË, 31 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - E teksa gjithë bota kremton sot një ngjarje pakëz të çuditshme për t'u festuar, edhe kryeqyteti ynë, nuk ka ngelur pas organizimeve të ndryshme që shoqërojnë "ringjalljen e shpirtrave".

"Festa" që e ka prejardhjen që prej 600 vjetëve p.e.s , ku Keltët mirëprisnin në këtë mënyrë, muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës, në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit ka marrë një dimension argëtues dhe thuajse kulturor, ku edhe në vendin tonë, njerëzit organizohen, dhe duke veshur kostumet e frikshme, maskat, apo duke pikturuar fytyrat për të ngjarë sa më të vdekur, ekspozohen rrugëve e festojnë deri në orët e vona festën e "frikshme".

Një dimension kulturor dhe thuajse edukativ, ishte njëri prej aspekteve që bëri bashkë në një organizim fëmijë e prindër, të cilët në një prej sallave të "Tirana Internationa Hotel", i paraprinë festimeve të orëve të vona të Halloween-it, dhe u argëtuan pa masë.

Nën patronazhin e "Iceberg Communication", fëmijët e shoqëruar nga prindërit, pasi u njohën me hitostorikun dhe përmbajtjen e Halloween-it, në praninë e kungullit të ndriçuar nga brenda, simbolit të Halloween-it, dhe të maskuar si të rriturit, kërcyen, kënduan, e u dëfryen përgjat mbrëmjes, ku nuk munguan muzika, ushqimet catering, koreografitë, numrat special të cirkut përgatitur nga organizatorët.

Ndërkohë që gjatë ditës, disa të rinj kanë parkaluar nëpër bulevardet e kryeqytetit të veshur e të maskuar siç e do festa, gjatë mbrëmjes, deri në orët e vona lokalet e kryeqytetit kanë pergatitur ambjentet e "frikshme" ku të rinjtë do ta zbardhin deri në agim me festime, duke ia përkushtuar këtë natë "Zotit të vdekjes", Samhain, ku sipas gojdhënave thuhet se ai i mbledh shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, dhe pasi ata lajnë mëkatet e tyre, "Samhain" i dërgoi në parajsën e keltëve.

Gajtë kremtimeve të Halloween në Tiranë. Foto ATSH Agim Dobi

Halloween

Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzenin shpirtrat e këqinj të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Gajtë kremtimeve të Halloween në Tiranë. Foto ATSH Agim Dobi

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave.

Për të mos shtrembëruar beimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegëtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet së sa me zakonet e mëhershme.

Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.

Një njeri me emrin Jack O'Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri(thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt drejt një udhëtimi të pafundte me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

/k.m/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama