Sulmi i është adresuar në veçanti White House Military Office, por një funksionar i Shtëpisë së Bardhë ka siguruar se nuk është cenuar asnjë informacion i mbrojtur nga sekreti shtetëror.
“Ka qenë një sulm i izoluar, e nuk ka asnjë të dhënë që të jenë vjedhur të dhëna” ka thënë funksionari. Metoda e përdorur nga hakersat ka qenë ajo e njohur si ‘spear pishing’. Piratët elektronikë dërgojnë një e-mail, duke përdorur “shprehi familjare” me shpresë që përdoruesi të hapi adresën ose të shkarkojë materialet e bashkangjitur, të cilët përmbajnë viruse informatikë.