Një burrë u akuzua për sulmin dhe vjedhjen e një gruaje dhe u arrestua pasi u përpoq ta bënte mike në Facebook. Riley Mullins, 28 vjeç, u akuzua me vjedhje të shkallës së dytë në shtetin e Uashingtonit, pasi i vodhi çantën një gruaje në terminalin e tragetit. Sipas policisë, gruaja po dëgjonte në kufje, kur ai e goditi në kokë dhe i mori iPodin e më pas ia mbathi. Gruaja rrëfeu se ai kishte një tatuazh në qafë. Por ditën tjetër çuditërisht ajo mori një ftesë nga një burrë që kishte të njëjtën tatuazh. Mesa duke ai e kishte gjetur identitetin e saj në kartën e ID. Ky nuk është rasti i parë që hajduti bën mik në Facebook viktimën e tij.