Gruaja qe pretendon se ka pare avionin e Malaysian Airlines MH370

Gruaja qe pretendon se ka pare avionin e Malaysian Airlines MH370

Një grua britanike, Katherine Tee, po thotë se ka dalluar, atë që sipas saj është avioni i humbur Malaysian Air MH370, teksa lundronte. Zbulimin e ka bërë në mars, por ka vendosur ta deklarojë tani, për shkak se në atë kohë nuk mund t’i besonte syve. Tee tha se ajo ishte me bashkëshortin e saj dhe po lundronin në Oqeanin Indian nga India në Tailandë, kur vuri re atë që ngjante me një avion në flakë, në mbrëmjen e 7 marsit. Ajo kujtoi se po shihte halucinacion, por pas publikimit të lajmit në media, ajo e raportoi eksperiencën e saj. Ajo pretendon gjithashtu se avioni nuk ishte i vetëm, por pranë tij kishte edhe një avion tjetër. Gruaja foli për të ndihmuar autoritetet dhe familjarët. Kërkimet për fluturimin e humbur vazhdojnë akoma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama