Gruaja e Moikom Zeqos - Vokshit Mos u shtir PD e la pa pune ne 2005

Gruaja e Moikom Zeqos - Vokshit: Mos u shtir, PD e la pa pune ne 2005

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përfshihet "pa ftesë" në kauza të ndryshme sociale, siç ishte ajo e studentëve edhe pse këta të fundit kërkojnë që politika të qëndrojë lart. Një përgjigje të tillë i ka dhënë deputetes Albana Vokshi, Lira Miraj gruaja e shkrimtarit të sëmurë Moikom Zeqos: Mos u shtirni sikur po u vjen keq, sepse ju e latë pa punë sa ërdhët në pushtet"

Deputetje demokrate Albana Vokshi shkroi menjëherë një status në Facbook sapo mësoi për sëmundjen e studiuesit dhe faktin që sipas disa mediave mjekët kishin treguar indiferencë ndaj tij duke e "sorrollatur".
 
“Për ministrin dhe drejtuesit e QSUT, është një turp i shtuar indiferenca për kurimin e merituar si për z. Moikom ashtu edhe për çdo shtetas tjetër që paguan taksa dhe nuk merr asnjë shërbim. Publicistit dhe studiuesit të njohur i uroj shërim sa më të shpejtë,” shkroi Vokshi.
 
Një status që për bashkëshorten e Moikom Zeqos, Linda Mirajn ka tingëlluar i shtirur, pasi me ardhjen në pushtet të së djathtë në vitin 2005, PD e pushoi nga puna shkrimtarin. Në një shkrim në Facebook zonja Miraj i drejtohet deputetes Voshi duke i kërkuar që të mos e shfrytëzojë sëmundjen e bashkëshortit të saj për "banalitete politike" - siç ajo e quan.
 
 “Më erdhi turp kur lexova mesazhin tuaj. A nuk ishte qeveria, të cilën përfaqësoni, që Moikom Zeqon e la pa punë sapo mori pushtetin në vitin 2005, kur ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij dhe mos harroni se ishte në moshën 55 vjeç. Ju lutem, mos u shtirni sikur po u vjen keq, sepse nuk mund të shfrytëzoni këtë gjë për banalitete politike. Më e pakta që mund të bënit ishte të mbyllnit gojën e të kërkoni falje publike për veprimet e shëmtuara”, shkruan zonja Miraj.
 
Vetë shkrimtari Moikom Zeqo përmes një letre dërguar gazetës Dita, e cila publikoi për herë të parë lajmin e sëmundjes së tij, thotë se nuk kishte dashur që të bëhej kaq bujë dhe kjo të mbetej një ngjarje private. Madje ai thotë se mjekët i kanë lënë një mbresë të jashtëzakonshme të humanizmit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama