Gropa thithese hapen ne mes te rruges

Gropa thithese hapen ne mes te rruges

Shirat e bollshëm në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar shfaqjen e një numri të konsiderueshëm të gropave thithëse, të cilat janë hapur nëpër fusha, në mes të qyteteve apo në rrugë. Natën e kaluar, një seksion rrugor 16 kilometra i gjatë u mbyll në të dyja drejtimet pasi në mes të saj u zbulua një gropë thithëse 4 metra e thellë dhe dy metra e gjerë. Shërbimi gjeologjik shkoi në vendngjarje për të parë situatën.

Më herët, në mes të një qyteti, një gropë thithëse u hap mes disa banesave duke i detyruar autoritetet të evakuojnë të gjithë lagjen. Gropat thithëse shkaktohen nga hapësira të krijuara nën tokë nga rrjedhja e ujërave nëntokësore apo nga aktiviteti i njeriut në hapjen e minierave. Gropa më e madhe thithëse është zbuluar në kinë me thellësi 662 metra ndërsa në Egjipt një shembje tokësore ka arritur në përmasat e 80 kilometrave gjerësi. Shkencëtarët thonë se zakonisht krijohen nga shtresat shkëmbore që gërryen nga uji acidik ndërsa hapësira e krijuar thith tokën që gjendet sipër. Zakonisht shirat e bollshëm shkaktojnë përshpjetime të këtyre proceseve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama