Kriza ekonomike që po kalojnë dhe rreziku gjithnjë pas porte i falimentimit ka vënë në panik grekët, të cilët nuk mund të tërheqin më shumë se 60 euro në ditë nga bankat.
Dhe për të gjetur ca të holla më shumë ato po kërkojnë zgjidhje të tjera. Një të tillë duket se e ka gjetur një pilot ushtarak i cili fluturoi me aeroplanin ushtarak F-16 për në Turqi për të tërhequr para. Dhe kur u kthye nuk ishte më me 60 euro por me 2000 mijë euro në xhep.
Piloti ushtarak grek, Homere Sipostopoulos, ishte duke patrulluar sipër ishullit grek Kos, vetëm tre kilometra larg Turqisë, ndërsa është kujtuar se nuk i kishin mbetur më euro në xhep. Duke e njohur mirë zonën për shkak të stërvitjeve të mëparshme, pa leje në një aereport të braktisur në qytezën Soke pranë Izmirit.
Menjëherë pasi ka zbritur, ai e ka fshehur aeroplanin ushtarak F16 në një hangar të prishur aty pranë aeroportit, ndërsa ka ndërruar edhe veshjen prej piloti. Më pas, i është drejtuar tre bankave në qytezën Soke duke nxjerrë nga ato plot 6 mijë lira turke. Më pas i është drejtuar një pike exchange duke i këmbyer ato me 2 mijë euro.
Pas këtij transaksioni të shpejtë, Sipostopoulos ka nxjerrë sërish aeroplanin e tij duke u nisur për në Greqi me paratë e siguara për disa javë shpenzime.