Google vjen me nje projekt te ri per shperndarjen e internetit nga qielli

Google vjen me nje projekt te ri per shperndarjen e internetit nga qielli

Plani i Google-it për shpërndarjen e internetit nga qielli, tanimë është bërë edhe më konkret. Gjiganti global i kërkimit në internet, është në përgatitje e sipër për të ndërtuar 180 satelitë të vegjël, por me kapacitet të lartë, të cilët do ti lëshojë në orbitë të ulët për të siguruar lidhjen e internetit në zona të ndryshme të botës, ku shërbimi i internetit mungon, ose ku shërbimi është i kufizuar.

Edhe pse detajet për satelitët e rinj të Google-it ende nuk janë bërë publike, mendohet se numri i tyre do të dyfishohet nga plani paraprak i kompanisë. Një zëdhënëse e Google-it, konfirmoi se interneti satelitor “do të përmirësojë ndjeshëm jetët e njerëzve”.

Iniciativa e re e Google-i thuhet se do të jetë shumë e shtrenjtë, pasi investimi i saj në internetin satelitor do të ketë një kosto prej 1 deri në 3 miliardë dollarë. Nëse ky projekt do të ndjekë planin e plotë satelitor, Skybridge 360, ai mund të kompletohet për rreth 5 miliard dollarë.

Megjithatë, analistët e tregut besojnë se Google do t’i nxjerrë investimet e saj nga vetë projekti, sepse më pas, më shumë shumë njerëz do të mund të shohin reklama, dhe do të kenë mundësi të përdorin shumë nga produktet e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama