Një nga aspektet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara është liria. Shumë prej njerëzve e marrin atë si të mirëqenë, por në shumë vende, njerëzit nuk janë të lirë për tu shprehur.
Në SHBA, qytetarët janë të lirë të zgjedhin fenë e tyre, pavarësisht nëse është Krishterimi, Judaizmi, Islami apo ndonjë fe tjetër.
Sot, Google veçanërisht është duke e festuar Islamin përmes lansimit të një vegle të posaçme për Ramazanin.
Opsioni i quajtur “Shoqëruesi im Ramazan” do t’i ndihmojë myslimanët ta respektojnë muajin më të shenjtë të vitit.
“Në mënyrë që t’i ndihmojmë njerëzve për Ramazan, ne e kemi lëshuar My Ramadan Companion, i cili ofron informacione të lokalizuara, ndihmë dhe përmbajtje tjetër që mundëson pasurimin e asaj që uebi mund të ofrojë për muajin e shenjtë” thuhet nga Google.
Në mesin e funksioneve janë edhe gjendja e trafikut, iftari më i afërt, receta gatimi dhe përmbajtje në YouTube, si dhe këshilla se si të jeni të shëndetshëm dhe si të kënaqeni për Ramazan.