“Google Glass” vihen në përdorim nëpërmjet zërit, mjafton t’i thuash “Glass Record”, që syzet të regjistrojnë një video, “Glass Take a Picture” që syzet të kapin një foto, apo “Glass Share” për të shpërndarë në internet foton apo videon e regjistruar.
Është e paqartë për momentin nëse “Google Glass” do të funksionojnë vetëm në gjuhën angleze apo kompania do të bëjë të mundur dhënien e komandave edhe në gjuhë të tjera. Prezantimi i “Google Glass” u bë fillimisht në fund të vitit të kaluar kur të interesuarve iu shitën disa mostra me cmimin prej 1500 dollarë. Aktualisht Google është duke kërkuar persona që mund të zhvillojnë më tej syzet inteligjente, ndërsa nuk bëhet publik cmimi që ato do të dalin në treg.