Google largon inxhinieret e saj nga Rusia

Google largon inxhinieret e saj nga Rusia

Gjiganti i teknologjise Google ka konfirmuar zërat se po planifikon që të lëvizë inxhinierët e saj nga zyrat në Rusi. Firma tha se “mbetet e angazhuar” ndaj përdoruesve të Google në Rusi, ndërsa pohoi për BBC-n se ka zhvendosur inxhinierë në vende të ndryshme edhe në raste të mëparshme. Google nuk pranoi të thotë se sa personel do të preket nga këto masa. Në korrik të këtij viti, parlamenti rus miratoi një ligj, i cili kërkon nga kompanitë e internetit që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve brenda vendit.

 

Kremlini ka thënë se ligji është projektuar për të ndihmuar mbrojtjen e të dhënave, por kritikët e kanë parë atë si një përpjekje për të censuruar aksesin në internet dhe ligji do t’i japë kompetenca qeverisë për të bllokuar faqet të cilat do të refuzojnë këtë ligj. Google do të mbajë një staf ku përfshihet departamenti i shitjeve, marketingu dhe ekipet e suportit në zyrën saj në Rusi. “Ne jemi thellësisht të angazhuar ndaj përdoruesve dhe klientëve tanë rusë. Ne kemi një ekip të dedikuar në Rusi, i cili punon për t’I mbështetur ata”.- tha gjigandi i kërkimit në internet Google.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama