Google detyrohet te zbatoje te drejten per tu harruar

Google detyrohet te zbatoje 'te drejten per t'u harruar'

Gjykata e Drejtësisë e BE-së, me vendimin e marrë së fundmi, detyron gjigantin e internetit “Google”  E të ndryshojë disa prej rezultateve të kërkimit me kërkesë të individëve të prekur prej tyre, që ndryshe quhet  “e drejta për t’u harruar”.

Sipas gjykatës, të gjitha linqet e parëndësishme e të parifreskuara duhet të fshihen, sipas kërkesës së vetë qytetarëve. Fillimisht çështja u publikua nga një qytetar spanjoll Mario Gonzales, i cili ankohej se një njoftim ankandi për shtëpinë e tij, që vazhdon ende sot pas 16 vjetësh të shfaqet në “Google” shkelte privatësinë e tij. Mbështetësit e së drejtës për t’u harruar” e konsiderojnë një fitore këtë vendim, që “Google”-n vet e ka lënë të zhgënjyer.

Komisionerja europiane, Viviane Reding përmes një statusi në “Facebook”, e quajti vendimin “një triumf për mbrojtjen e të dhënave personale të evropianëve”. Komisioni Europian propozoi një ligj duke i dhënë të drejtë përdoruesve të drejtën për t’u harruar në 2012-ën, por vetëm sot Gjykata në Luksenburg theksoi se, tashmë njerëzit kanë të drejtën të kërkojnë që informacioni i tyre të zhvendoset e të fshihet përfundimisht.

 

Por, për ekspertët, një vendim i tillë mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për këdo, që publikon materiale online mbi individë të caktuar dhe, përpara se të hedhin një hap të tillë, do të duhet të konsultohen me avokatët për të mësuar se çfarë nënkupton kjo me saktësi. A mundet vërtet kushdo, që nuk e pëlqen një histori të vjetër, thjesht të bëjë kërkesë, dhe ajo të zhduket? Rasti duket të jetë pikërisht ky: vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë tregon se të drejtat e individit vijnë në plan të parë, kur vjen puna te kontrolli i të dhënave të tyre personale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama