Google News mbyll sherbimin spanjisht

Google News mbyll sherbimin spanjisht

Gjigandi i kërkimeve online, Google, do të mbyllë shërbimin Google News në Spanjë. Ky vendim vjen përpara se një ligj i ri për pronësinë intelektuale të hyjë në fuqi. Google do e mbyllë shërbimin më 16 dhjetor, ndërkohë që ligji hyn në fuq në janar. Ligji i lejon mediat spanjolle të kërkojnë pagesë nga Google News, nëse ata shfaqin materialet e tyre. Por Google thotë se nuk bën para nga ky shërbim. Ligji nuk e ka specifikuar se cila do jetë taksa që duhet të paguajë Google. Diçka e tillë u tentua edhe në Gjermani, por disa media të rëndësishme thanë se klikimet e tyre ranë ndjeshëm pasi materialet nuk u publikoheshin në Google News.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama