Google 1 miliard aktivizime te telefonave Android

Google: 1 miliard aktivizime te telefonave Android

Google, sot gjatë ditës, ka publikuar të dhëna të reja për sistemin e saj operativ, për të cilin ka thënë se është aktivizuar në më shumë se 1 miliard pajisje mobile në botë. Ky është një rekord i jashtëzakonshëm për Google, kur dihet se ky sistem operativ për telefonat e mençur mobil ekziston për jo më shumë se 6 vjet.

Mbi një miliardë aktivizime të telefonave mobil, në këtë sistem operativ, do të thotë se numri i pajisjeve mobile që mbështeten në Google Android është dyfishuar nga viti i kaluar, kur Google kishte thënë se ka arritur të aktivizojë rreth 500 milionë pajisje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama