Gjumi pastron mbetjet toksike ne tru

Gjumi pastron mbetjet toksike ne tru

Studimet e reja kanë dalë në konkluzionin se gjumi i natës pastron mbetjet toksike në tru, mbetje të cilat janë akumulur përgjatë një dite të vështirë, me mendime të shumta.  “Heqja e mbeturinave të sistemit, kjo është arsyeja kryesore për të fjetur gjumë”, -thotë skuadra amerikane, e cila ka kryer dhe studimin.  Në studimin e tyre, të publikuar në gazetën “Shkenca”, tregohen qelizat e trurit, të cilat tkurren përgjatë gjumit, duke krijuar hapësira ndërmjet neuroneve dhe lejon lëngun që të lajë trurin, duke e pastruar kështu nga çdo mbetje toksike.

Skuadra e qendrës shëndetësore e universitetit “Rochester”, besojnë se “punët e shtëpisë”, mund të jetë një nga arsyet kryesore për të fjetur gjumë.  “Mund të mendosh që të bësh një festë në shtëpi, mund edhe t’i zbavitësh të ftuarit apo të pastrosh shtëpinë, por ju nuk mund t’i bëni të dyja në të njëjtën kohë”, -thotë kërkuesi Dr Maiken Nedergaard.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama