Gjumi i pamjaftueshem te sjelle gjithe te keqijat

Gjumi i pamjaftueshem te sjelle gjithe te keqijat

Nëse nuk flini mund të shkaktoni dëmtime të pjesëve të trupit nga koka deri tek këmba. Por çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk flini mjaftueshëm? Një studim tregon se, vetëm një javë me më pak se gjashtë orë gjumë në natë ndryshon më shumë se 700 gene. Mungesa e gjumit sjellë dhe humbjen e indeve të trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e gjumit është i lidhur rritjen e rrezikut të prekjes nga kanceri. Gjithashtu mundësitë e goditjes në tru katërfishohen.

 

Po ashtu nëse nuk flini mjaftueshëm rrezikoni të prekeni nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Një studim ku janë përfshirë 1 741 persona, të monitoruar për 14 vjet, është zbuluar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë janë të rrezikuar të vdesin nga diabeti, tensioni i lartë dhe faktorë të tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama